Këtë të hënë gjatë spektaklit të “Love Story” u transmetua takimi mes dy fronistëve Dea dhe Kristi.
Gjatë takimit ata i kanë treguar njëri-tjetrit për herën e tyre të parë dhe sa kanë zgjatur marrëdhëniet e tyre.
“Kemi riskuar shumë të dy, sepse mund të humbasim aty të gjithë vajzat dhe djemtë”, u shpreh Dea, ndërkohë që Kristi tha se nuk e besonte këtë.
Kristi ndau me Dean eksperiencën e tij të parë, “Do të tregoj për eksperiencën e parë që kam pasur. Ishte shumë e frikshme, isha me një gocë që kishte më shumë eksperiencë se mua, super nervoz. Nuk kisha as vetëbesim. Isha 17-vjeç…”, ndërkohë Dea tregoi, “Unë kam jetuar në Skrapar, arrita ta krijoja një lidhje edhe në një qytet aq të vogël ku flitej kaq shumë. Vetëm ka qenë kjo frika e fjalëve të njerëzve, shumë që na kanë ndërhyrë…”
Ata zbuluan se kjo lidhje e tyre për Dean ka zgjatur 1 vit, ndërsa për Kristin 2 javë.
Biseda e plotë:
Kristi: Pse u merakose?
Dea: Nga situata se krijoi pak tension tek vajzat e djemtë.
Kristi: Pse?
Dea: Është formati i tillë, ishte një gjë që nuk e priste askush. Njerëzit kanë frikë nga të papriturat.
Kristi: Romanca është e tillë që nuk duhet t’i mohojmë limitet.
Dea: Kemi riskuar shumë të dy, sepse mund të humbasim aty të gjithë vajzat dhe djemtë.
Kristi: Nuk e besoj këtë.
Dea: Nëse ne do ishim bashkë, ose unë ose ti, do ja thyenim zemrën njëri-tjetrit
Kristi: Po pse kjo nuk është gjë e keqe..
Dea: Nuk është gjë e keqe të thyesh zemra? Mua nuk më pëlqen të më thyet zemra.
Dea: Po të thoja se ti je lojtar, ama nëse ti bie në dashuri bëhesh si një fëmijë i vogël që ka nevojë për dashuri, për përqafime, ke qejf të mbajnë me të mira…
Kristi dhe Dea i kanë treguar njëri-tjetrit për herën e tyre të parë dhe sa kanë zgjatur marrëdhëniet e tyre.
Kristi: Ishte shumë e frikshme, isha me një gocë që kishte më shumë eksperiencë me mua, super nervoz. Nuk kisha as vetëbesim. Isha 17-vjeç…
Dea: Unë kam jetuar në Skrapar, arrita ta krijoja një lidhje edhe në një qytet aq të vogël ku flitej kaq shumë. Vetëm ka qenë kjo frika e fjalëve të njerëzve, shumë që na kanë ndërhyrë…
Kristi: Sa zgjati?
Dea: Gati një vit…
Kristi: Po shumë mirë, e imja zgjati dy javë…