KreuCelebrity

“Gëzim i papërshkruar për familjen Suka”, vjen në jetë fëmija i 9-të!

Një ditë shumë e lumtur kjo e sotmja për familjen Sula, e cila ka mirëpritur në jetë fëmijën e 9-të të familjes.

Nëna dhe babai i të porsalindurit kanë vendosur ta pagëzojnë të voglin e tyre me emrin Emanuel. Këtë lajm të bukur e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila ka ndarë edhe disa fotografi në rrjetet sociale, ku shihet qartë lumturia e familjes.

“Gëzim i papërshkruar për familjen Suka me ardhjen në jetë të Emanuelit, fëmijës së 9 të familjes Falënderim prof. Astrit Bimbashi dhe ekipi i maternitetit “Koço Gliozheni” për shërbimin e shkëlqyer.

Familja e Emanuelit përfiton menjëherë bonusin e bebes 120 000 lekë të reja, mbështetjen direkte për çdo të porsalindur”, ka shkuar ajo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF