KreuCelebrity

Rita Ora dhe Taika Waititi pritet të fejohen gjatë Krishtlindjes!

2021 është vit më me fat për Rita Orën dhe Taika Waititi, pasi mesa duket ata kanë gjetur dashurinë e tyre të vërtetë.

Lidhja mes tyre po bëhet mjaft serioze dhe Rita Ora dhe Taika Waititi i kanë shumë të afërta planet për fejesë.

 

Këngëtarja pritet t’i thotë “Po” regjisorit gjatë periudhës së Krishtlindjes në Australi. Sipas burimeve edhe prindërit e këngëtares kanë dhënë bekimin e tyre për Taika pas takimit me të në Londër.

 

 

Një burim i tha “The Sun”: “Rita dhe Taika janë shumë të dashuruar. Nga ajo që thotë Rita, ai është i vetmi për të. Disa njerëz mund ta shohin këtë si mjaft të shpejtë, por ata mezi kanë kaluar një ditë të ndarë që kur janë bashkuar”.