Brigitte Macron është acaruar shumë nga ato që i quan “thashetheme absurd”, sipas të cilave ajo ka lindur mashkull dhe quhej Jean-Michel Trogneux. Për këtë arsye, Zonja e Parë e Francës, ka vendosur t`i hedhë në gjyq nxitësit e kësaj teorie konspiracioni.
Zërat që pretendonin se Brigitte nuk është femër që nga lindja kanë qarkulluar në mediet sociale në Francë nën hashtagun #JeanMichelTrogneux.
Teoria e diskutueshme u publikua dhe hapur në fakt nga një revistë të ekstremit të djathtë “Faits et Documents” në muajin shtator, e cila madje insistonte se pretendimi mbështetej në një hetim tre-vjeçar dhe se shumë ekspertë kishin rënë dakort me të.
Kjo revistë e përmuajshme prej 12 faqesh vazhdimisht ka publikuar teori nga më të cuditëshmet për personat publikë, por bashkëshortja 68 vjecare e presidentit të Francës duket se nuk e ka përjetuar aspak mirë artikullin mbi jetën e saj.