Procter & Gamble ka tërhequr më shumë se 30 produkte për kujdesin e flokëve tip spray, duke përfshirë shumë shampo dhe zbutës flokësh, teksa kanë paralajmëruar se produktet në fjalë mund të përmbajnë “benzen” që shkakton kancer.
Artikujt e prekur përfshijnë produkte të ndryshme Pantene, Herbal Essences, Hair Food, Old Spice dhe Aussie products. Vlen të theksohet se ky është njoftim i dytë brenda këtij muaji që kërkon tërheqjen e produkteve në fjalë.
“Ekspozimi ndaj benzenit mund të ndodhi nga goja ose përmes lëkurës, gjë që mund të rezultojë në kancer, duke përfshirë leuceminë, kancerin e gjakut, palcës, eshtrave dhe çrregullimeve të gjakut të cilat mund të jenë kërcënuese për jetën”, thuhet në njoftimin që është bërë sërish për t’iu rikujtuar shitësve që të heqin produktet nga raftet.
P&G sugjeron që njerëzit që kanë blerë produktet e prekura, të cilat janë shitur në dyqane në të gjithë Shtetet e Bashkuara, si dhe në internet, t’i hedhin ato.