KreuCelebrity

Divorci më i shtrenjtë në histori; sheiku i Dubait i paguan ish-bashkëshortes 652 milion paund!

Ish-gruaja e sundimtarit të Dubait është shpërblyer me 554 milionë paund duke shënuar kështu marrëveshjen më të madhe të divorcit në Britani.

Princesha Haya bint Hussein do të marrë një pagesë të njëpasnjëshme prej 251 milionë funtesh si pjesë e një ndarjes nga një prej njerëzve më të pasur në botë, Sheikh Mohammed Al Maktoum.

Pjesa më e madhe e kësaj shume do të mbulojë kostot e sigurisë për të mbajtur princeshën dhe dy fëmijët e vegjël që ajo kishte me sheikhun, Jalila 14 vjeç dhe Zayed 9 vjeç, të sigurt nga mundësia e ndonjë rrëmbimi. Princi duhet të sigurojë gjithashtu një garanci bankare  prej 290 milion £ për fëmijët e tij, e cila mbështet një pagesë vjetore prej 11 milion £ për mirëmbajtjen, 3 milion £ për të mbuluar arsimimin e tyre dhe 9,6 milion £ për shpenzime personale të fëmijëve.

Avokatët e princeshës kishin argumentuar se duheshin masa të forta sigurie për ta mbajtur atë dhe fëmijët të sigurt nga ish-bashkëshorti i saj. Në një seancë të mëparshme të Gjykatës së Lartë, Sheikh Mohammed u akuzua se kishte kthyer me forcë dy  vajzat e tij, që i ka me një nga gjashtë gratë e tjera , kur ato u përpoqën të largoheshin nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Ky fakt është përdorur kundër sheikut në gjyq duke e cilësuar si të rrezikshëm për ish-bashkëshorten e tij.

Një tjetër ngjarje që nxit frikën e hakmarrjes së princit të Dubait ndaj ish bashkëshortes së tij ishte një pretendim i Princesha Haya se ajo kishte paguar 7 milionë paund për ‘shantazhuesit’ në stafin e saj të sigurisë për të mbajtur sekret lidhjen e saj me truprojën e saj britanike, Russell Floëers, e cila çoi në prishjen e martesës së saj. Gjykatësi i çështjes Moor deklaroi në një gjykim prej 73 faqesh se ekzistonte një ‘rrezik i qartë dhe gjithmonë i pranishëm’ për princeshën dhe dy fëmijët e saj të vegjël dhe se Sheikh Mohammed ishte ‘kërcënimi kryesor për të’.

Avokatët e princeshës kishin argumentuar se shuma e madhe ishte e nevojshme për ta mbajtur atë dhe fëmijët të sigurt nga ish-bashkëshorti i saj, i cili në një seancë gjyqësore të mëparshme zbuloi se kishte të ngjarë të kishte rrëmbyer me forcë dy nga vajzat e tij pasi ato u përpoqën të largoheshin nga Dubai.

 

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF