KreuCelebrity

E vetme prej kaq vitesh, këngëtarja e njohur shqiptare po përgatitet të martohet?!

Është një nga këngëtaret jo vetëm të talentuara, por edhe të bukura shqiptare që ka tërhequr gjithmonë vëmendjen. Pavarësisht kësaj, Leonora Jakupi ka preferuar të jetë shumë hermetike për jetën e saj personale.

Megjithatë së fundi i befasoi fansat me një detaj të papritur. Ajo la të kuptohet se shumë shpejt mund ta shohim me fustanin e bardhë të nusërisë.

Edhe pse mendohet se është prej kohësh në një lidhje, publikisht ajo nuk ka pohuar asgjë.

Ndërsa tani, ndau një postim në “Instastory”, ku shfaqej një koleksion vellosh, dhe Leonora shkruante: “Nuk po di se cilin të zgjedh”, cka i shtyu ndjekësit të mendojnë se mbase së shpejti do ketë një dasmë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF