Gjërat qenkan serioze mes Rita Orës dhe të dashurit të saj, regjisorit Taika Waititi. Në fakt, një vit pas lidhjes ata duket se po planifikojnë fejesën. Muajin që shkoi, këngëtarja 31-vjeçare udhëtoi drejt Australisë me Waititin, 46 vjec dhe burime pranë ciftit thonë se Rita mund të marrë një unazë fejese për Krishtlindje, e madje thuhet se e ka dhe bekimin e prindërve!
“Rita dhe Taika janë shumë të dashuruar. Nga ajo që thotë Rita, ai është i vetmi për të. Disa njerëz mund ta shohin këtë si mjaft të shpejtë, por ata mezi kanë kaluar një ditë të ndarë që kur janë bashkuar”, thanë këto burime për “The Sun”.
Të dy ata u takuan për herë të parë në muajin shkurt kur Rita ndodhej në Australi për të filmuar një sezon të “The Voice”.
Debutimin si cift paskësaj e bënë në tapetin e kuq në muajin gusht në Los Angeles, kur morën pjesë në premierën e filmit “The Suicide Squad”.