KreuCelebrity

Roberti fton Norën në program: Po përgatis dicka speciale për të!

Robert Berisha prej disa kohësh drejton emisionin “Robi plaket kur do vetë”, e duket sepër angazhimin e tij në program, ka plane që përfshijnë dhe ish-bashkëshorten, Nora Istrefi. Si fillim, rrëfeu se si e përballoi këtë iniciativë të re.

“Ishte shumë i vështirë sepse nuk jam marrë me moderim por e kam pranuar me shumë qejf pasi e dija se do të luaj në piano dhe do të këndoj. E kisha pak siklet modelimin. Por e kam bërë vetë, është pa skenar, dhe krejt spontanisht janë dhe batutat. E mora pak me qetësi sepse e dija se do të jetë me muzikë dhe me bandën time”, tha ai.

Më tej shtoi se shumë shpejt do të mund ta shikojmë Norën në emisionin e tij pasi siç tha, do të realizojnë diçka speciale.

“Do të vijë shumë shpejt dhe me ndonjë këngë të re. I pëlqen emisioni shumë, më ka ndihmuar dhe shpresoj që ta kemi. E kam ftuar dhe jemi duke e përgatitur që të bëjmë diçka ekstra”, tha Roberti.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF