Babai i Britney, Jamie Spears,ka kërkuar që ylli i popit të vazhdojë të paguajë tarifat e tij ligjore, pavarësisht se është pezulluar nga kujdestaria e saj në shtator.
Ndërkohë që avokati i këngëtares, Mathew Rosengart në një deklaratë për “Page Six” e quajti kërkesën të turpshme dhe tha se kjo nuk është ajo që një baba dëshiron për vajzën e tij.
“Jamie Spears mori shumë miliona dollarë nga Britney si kujdestar, ndërsa pagoi avokatët e tij miliona të tjera, të gjitha nga puna e Britneyt. Konservatori është ndërprerë dhe zoti Spears u pezullua në mënyrë të turpshme. Në këto rrethana, peticioni i tij nuk është vetëm ligjërisht i pavlerë, por është i neveritshëm. Britney dëshmoi për dhimbjen që i shkaktoi babai i saj dhe kjo vetëm sa e shton atë. Kjo nuk është ajo që bën një baba që e do vajzën e tij”, tha ai.
Spears u detyrua të paguante faturat ligjore të babait të saj gjatë 13 vjetëve, kur ai kontrollonte pothuajse çdo aspekt të jetës së saj, që do të thotë se ajo u vu në pozitën të paguante për të dyja anët e betejës së saj për t’u çliruar.



















