Kledi Hysa doli para disa javësh nga “Big Brother VIP”, pas një konfuzioni që u krijua brenda shtëpisë pasi ai teksa kishte një lidhje jashtë shprehu pëlqimin për Beatrix Ramosaj.
Ndërkohë pas daljes Kledi është parë dhe fotografuar shumë afër më një tjetër ish-banore, bëhet fjalë për Sheila Haxhiraj.
Në mediat sociale po qarkullon lajmi se Kledi i ka dhënë fund lidhjes me vajzën gjermane, pasi ata tashmë nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram .
Madje, duket se kjo mund të jetë arsyeja që Kledi i ka dhënë fund lidhjes me vajzën gjermane, Khaoula Selmi, me të cilën ai tha se do të fliste kur ai të kthehej në Gjermani.