KreuCelebrity

Filmi “Zgjoi” nominohet për “Oscar”, presidentja e Kosovës: Sukses i jashtëzakonshëm!

Filmi “Zgjoi” me regji të Blerta Bashollit, që rrëfen historinë e heroinës Fahrije Hoti dhe grave të Krushës, nën interpretimin e shkëlqyer të Yllka Gashit dhe kastës fantastike të aktorëve, është zyrtarisht në listën e ngushtë për çmimin më prestigjioz “Oscars” në kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar”.

Për këtë ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka përshëndetur suksesin e filmit “Zgjoi” që hyri në listën e ngushtë të nominimit për “Oscar”.

“Sukses i jashtëzakonshëm! “Zgjoi”, filmi i Blerta Bashollit, që rrëfen historinë e heroinës Fahrije Hoti dhe grave të Krushës, nën interpretimin e shkëlqyer të Yllka Gashit dhe kastës fantastike të aktorëve tanë, është zyrtarisht në listën e ngushtë për çmimin më prestigjioz Oscars në kategorinë e filmave të huaj. Bravo! Me ju drejt majave!”, ka shkruar ajo

Akademia e Shkencave dhe Arteve në Los Angeles publikoi këtë të martë listën e ngushtë të filmave, ku në kategorinë lartpërmendur, në mesin e 15 filmave figuronte edhe filmi i regjisores Blerta Basholli.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF