Një nga emrat më të njohur të botës së sportit në vendin tonë është padyshim ai i Klodiana Shalës, e cila njihet për sukseset e panumërta dhe rekordet e shumta që ka thyer në atletikën shqiptare.
Si një sportiste Klodiana Shala gjithmonë ka spikatur për linjat e saj perfekte që të gjithë ne do të dëshironim të kishim..Vitet kanë ndalur për kampionen e sportit dhe këtë fundvit ajo vjen më e bukur se kurrë me anë të disa fotografive që ka realizuar nga i madhi Fadil Berisha.
E teksa jemi në prag të festave fotografi të tilla të mbushin me pozitivitet dhe na frymëzojnë pa e kuptuar..
Kujtojmë që Klodiana prej kohësh është edhe një “trainer personal”, ku sportistja ndan me klientët e saj energjinë që e karakterizon, duke i frymëzuar dhe motivuar në ndjekjen e një programi të rregullt stërvitor, aq sa çdokujt që punon me të rutina sportive i bëhet pjesë e pandashme e jetës..



















