KreuCelebrity

Chris Noth pushohet nga puna pas akuzave për sulm seksual!

Chris Noth, i cili është i njohur si një nga yjet e “Sex And The City” është shkarkuar nga seriali “The Equalizer”, pasi ndaj tij u ngritën akuza për sulme seksuale.

“Chris Noth nuk do të xhirojë më episode të tjera të ‘The Equalizer’”, thanë Universal Television dhe CBS në një deklaratë të marrë nga Deadline.

Javën e kaluar, Noth, 67 vjeç, u akuzua për përdhunim nga dy gra, të cilat ndanë detaje të sulmeve të tyre. Njëra prej grave tha se ishte vetëm 22 vjeçe kur Noth, atëherë 49 vjeç, e sulmoi seksualisht.

Ndërkaq, tre yjet e “Sex And The City”, Sarah Jessica Parker, Kristin Davis e Cinthia Nixon thyen heshtjen pas akuzave të rënda ndaj ish-kolegut e në një postim në Twitter dolën në mbrojtje të grave të abuzuara.

“Mbështesim gratë që folën dhe ndanë me të tjerët përvojat e tyre të dhimbshme. Thellësisht të trishtuara që mësuam për akuzat ndaj Chris Noth. Dimë që të bësh hapa para duhet të ketë qenë diçka shumë e vështirë dhe i vlerësojmë gratë që patën guximin për të vepruar në këtë mënyrë”, shkruan ato.

 

pic.twitter.com/WaKVSfYwQX

— Cynthia Nixon (@CynthiaNixon) December 21, 2021

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF