Moderatori i njohur Alban Dudushi feston sot 49-vjetorin e lindjes, ditëlindje të cilën ka zgjedhur ta festojë pranë familjes së tij.
Në këtë ditë të shënuar, bashkëshortja e tij Bieta Sulo ka zgjedhur ta urojë edhe në rrjete sociale, ku i ka dedikuar disa fjalë të sinqerta zemre, duke na emocionuar të gjithëve.
“Gëzuar ditëlindjen Albani ynë. Siç Kroi thotë, të kemi shokun më të ngushtë. Simpatik, nevrik, i shtruar dhe plot gallata, mendimi i vlefshëm përballë çdo sfide, mbështetja dhe përplasja më e fortë nëpër udhëkryqet e jetës, romantik dhe indiferent, njeriu i udhëtimeve, si edhe ngrohtësisë së shtëpisë… kam harruar ndonjë gjë? Me një libër në dorë, llullën aty pranë, Charlien, rreze teje dhe ne që vijmë të ngacmojmë gjithmonë. Të kemi shpirt, Kroi Art, Joelle dhe Bieta jote”, ka shkruar ajo përkrah disa fotografive shumë të bukura familjare.
Ndërkohë më pas Bieta ka publikuar edhe një video ku ajo dhe Kroi i kanë kënduar këngën e ditëlindjes Albanit, duke ia bërë ditën edhe më të bukur.



















