Komisioni Europian ka bërë me dije se certifikatat e vaksinës Covid në BE do të jenë të vlefshme vetëm për nëntë muaj pa një dozë përforcuese.
Teksa shpalli vendimin, Komisioni i BE-së tha se kufiri i periudhës së vlefshmërisë së pasaportës shëndetësore ofron “qartësi për qytetarët e BE-së për të ushtruar të drejtën e tyre për lëvizje të lirë”.
Vlera e certifikatës digjitale u vu në pikëpyetje pasi vendet anëtare të BE-së prezantuan dozën përforcuese për të fituar statusin e plotë të vaksinimit.
Rregulli mund të bllokohet nga një shumicë e cilësuar e qeverive të BE-së ose një shumicë e thjeshtë e anëtarëve të Parlamentit Europian. Por, zyrtarët besojnë se vendimi do të ketë mbështetje të gjerë.
Në njoftim thuhet se rregullat e reja për periudhën nëntëmujore të pranimit do të hyjnë në fuqi më 1 shkurt 2022.



















