Më herët, të gjitha fotografitë e saj të shtatzanisë u fshinë në profilin e këngëtares Genta Ismajli në Instagram, thotë Express.
Pas kësaj, ka reaguar vetë këngëtarja, e cila ka shpjeguar përse ndodhi dicka e tillë.
Ajo tha se dikush kishte hyrë dhe kishte përdorur llogarinë e saj.
“Pas një problemi me Instagramin, i cili është keqpërdorur dhe janë fshirë disa nga fotografitë e mia dhe shumë njerëz kanë marrë mesazhe nga më të ndryshmet, unë ju kërkoj falje për çdo mesazh që keni marrë gjatë kësaj kohe. Faleminderit miqve të mi që më në fund ma kthyen Instagramin. Me dashuri, Genta”, ka shkruar ajo në Instastory.



















