Një gjykatë në Britani urdhëroi Sheikun Mohammed bin Rashid Al Maktoum t`i paguajë 730 milionë dollarë gruas së tij të gjashtë, që jeton në Londër, princeshës Haya Bint Al Hussein në përfundim të procesit të tyre të shtrenjtë të divorcit. Cifti është në mesin e një beteje për kujdestarinë e dy fëmijëve.
Sipas Gjykatës, kjo pagesë për princeshën dhe fëmijët do tu mundësonte një jetë të sigurt dhe do ulte rrezikun që u vjen nga sheiku.
Shuma mbulon ndër të tjera pikërisht edhe shpenzimet e sigurisë. Shehut, i cili është zëvendëspresident dhe kryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe, është urdhëruar gjithashtu të paguajë 3 milionë paund për shkollimin e fëmijëve të tij, të moshës 14 dhe 9 vjeç.
“Unë dua të jem e lirë dhe dua që dhe fëmijët të jenë tgë tillë”, tha princesha në gjykatë.Vendimi është zhvillimi më i fundit në një sagë ligjore që filloi kur 47 vjecarja u largua drfejt Britanisë në prill 2019, nga frika për sigurinë e saj pasi filloi një lidhje jashtëmartesore me një nga truprojat e saj, ndërsa bashkëshorti e kishte kërcënuar. Mësohet se ai më parë kishte rrëmbyer dhe keqtrajtuar dy nga vajzat e tij nga një martesë tjetër.



















