KreuCelebrity

“Shape of you” është dëgjuar më shumë se tre miliardë herë në Spotify!

Kënga “Shape of you” nga Ed Sheeran u bë kënga e parë në shërbimin e transmetimit Spotify që arriti tre miliardë dëgjime.

Sipas NME, kjo këngë nga albumi i Sheeran “Divide” u publikua fillimisht në Spotify në janar 2017.

“Shape of you nuk ishte menduar të ishte në album. Megjithatë, kur mbarova këngën, një burrë nga shtëpia diskografike më tha se duhej ta publikoja si single, edhe pse doja që të ishte kënga Castle On The Hill. Në fund i botuam të dyja dhe doli që e kisha gabim. Shape Of You ka arritur tre miliardë shikime”, ka thënë me këtë rast Ed Sheeran.

Përveç kësaj kënge, rekordet e Spotify u thyen nga Happier, Castle On The Hill, Galëay Girl, I Don’t Care dhe Beautiful People, të cilat të gjitha kaluan një miliard.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF