KreuCelebrity

Ora policore e njëjtë 23:00-06:00, përjashtim nata e ndërrimit të viteve

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, gjatë mbledhjes së Komitetit të Ekspertëve tha se masat do të vijojnë të mbeten të njëjta.

Më tej Rakacolli shtoi se ora policore do të vijojë të jetë 23:00 deri në 06:00 të mëngjesit, me përjashtim me natën e ndërrimit të viteve. Rakacolli apeloj gjithashtu qytetarët të vaksinohen dhe të respektojnë masat e vendosura.

“Niveli i masave që janë në fuqi është i përshtatshëm për të përballuar situatën. Mbeten në fuqi masat që janë. Por përhapja e Omicron në botë, bën të domosdoshëm respektimin e përgjegjshëm të masave. Të gjithë studiuesit po bëjnë thirrje për përshpejtim të procesit të vaksinimit, sepse po bëhet e qartë se infektohen më tepër të pa vaksinuarit dhe humbjet e jetës janë të të pa vaksinuarit. Sidomos kjo bëhet e ndjeshme në kushtet e pranisë së variantit Omicron.

 

Vaksinimi s’është zgjedhje personale, por përgjegjësi kolektive. Jemi në fundvit, vjet patëm raste të rritura për shkak të mosrespektimit të masave. Të respektohen standardet këtë vit e të përdoret maska. Ora policore vijon të mbetet e njëjtë, përjashtim të natës së ndërrimit të viteve”, tha Rakacolli.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF