KreuCelebrity

Konfirmohet prania e variantit Omicron në Shqipëri!

Varianti Omicron ka mbërritur edhe në Shqipëri. Lajmi është bërë i ditur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve mëngjesin e kësaj të enjte.

Kryetarja e Komitetit Mira Rakacolli tha se megjithatë në Shqipëri vijon të mbizotërojë varianti Delta.

“Është konfirmuar varianti Omicron në Shqipëri nga laboratori në Gjermani. Megjithatë në Shqipëri vazhdon të mbizotërojë Delta”, tha Prof. Mira Rakacolli.

Ndërkohë shefja e Infektivit Najada Çomo, raportoi lidhur me të shtruarit në spitalet Covid 1 dhe Covid 3 për pacientët e infektuar, për të cilët tha,

“Numri i personave të shtruar ditëve të fundit në Covid1 dhe Covid është në gjendje të qëndrueshme, rreth 140 pacientë. Në spital shtrohen format mbi të mesmen. Rreth 70% janë të formave te mesme te renda 20 % forma të rënda, dhe në një përqindje të ulet format e brishta. Grup moshat janë kryesisht nga 19 në mbi 90 vjec të shtruarit në spital”, tha ajo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF