KreuCelebrity

Kanye West dhe Vinetria i japin fund lidhjes, arsyeja Kim Kardashian?

Kanye West dhe modelja Vinetria i kanë dhënë fund romancës së tyre, e cila nisi disa muaj më parë.

Lajmin e kanë bërë të ditur burime të “Page Six”, duke mos dhënë arsyen e ndarjes, por të gjithë mendojnë se asaj nuk i kanë pëlqyer aspak deklaratat publike të reperit për të rikthyer Kimin.

Reperi nuk e ndjek më Vinetrian në Instagram, por ajo vazhdon ta ndjekë atë. Ndarja e tyre vjen pak javë pasi West deklaroi publikisht që dëshiron të kthehet përsëri me Kardashian.

Ndërkohë Kim po vazhdon jetën e saj me Pete Davidson dhe nuk ka asnjë plan të bëjë një hap pas. Ajo po vijon me procedurat e divorcit, për t’u shpallur ligjërisht beqare.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF