Këngëtarja e njohur, Blerina Braka, është në pritje të ëmbël dhe së shpejti do të bëhet nënë për herë të dytë.
Këtë të mërkurë këngëtarja ka qenë e ftuar te “Rudina”, ku ndër të tjera rrëfeu emocionet që po përjeton gjatë kësaj shtatzënie të dytë.
Ajo është në muajin e gjashtë të shtatzanisë dhe gjatë programit ka zbuluar për Rudina Magjistarin gjininë e bebit.
“Bebja është djalë”, tha këngëtarja, duke zbuluar në këtë mënyrë që do të bëhet sërish nënë e një djali.



















