KreuCelebrity

Nusret publikon foto me artisten shqiptare!

Nusret Gökçe është gjithmonë në qendër të mediave si kuzhinieri më i famshëm në botë. Ai njihet si Salt Bae, dhe u bë i famshëm disa vite më parë, pasi u bë virale një video që shfaqte metodën e tij të pazakontë të aplikimit të erëzave në biftek.

Së fundmi, në një nga restorantet e tij ka qenë artistja e njohur shqiptare, Loredana. Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë Nusret, i cili ka publikuar një foto në Instastory ku shihet së bashku me artisten, duke rrëmbyer në këtë mënyrë vëmendjen e të gjithëve ne.

Nusret Gökçe tani zotëron më shumë se 15 restorante në qytete anembanë botës, duke përfshirë Dubain, Majamin dhe Londrën, dhe klientë të famshëm si Conor McGregor, P Diddy, David Beckham dhe Leonardo DiCaprio që thuhet se janë fansa të ushqimeve të linjës së restoranteve.

 

 

Kujtojmë që pjatat në restorantet e tij janë jashtëzakonisht të shtrenjta, ku një biftek i mbuluar me ar në restorantin e tij në Londër kushton mbi 1,400 £.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF