KreuCelebrity

Xhenit nuk i del inati pas takimit mes dy fronistëve: “Kristi mua ma shpif”

Takimi i cili u transmetua këtë të hënë në “Love Story” ka ngjallur xhelozi mes vajzave të tjera. Ka qenë Xheni dhe Liljana që në dhomën e kuqe kanë dhënë komentet e tyre, duke thënë se takimi mes tyre ishte fallco.

Këtë të mërkurë në programin e përditshëm “Love Story Talk”, Xheni ka thënë se Kristi ia shpif, ndërsa Liljana tha se Kristi edhe pse kërkon gjithmonë të prek femrat gjithçka e ka fallco.

“Kristi do veten e vet, është i dashuruar vetëm me veten e vetë. Dea është një femër lozonjare, e ka shumë kollaj që ta vërdallis Kristin. Kristi kështu siç është mua ma shpif”, ka thënë Xheni.

Ndërkohë që Liljana më tej vijoi, “Nuk ka lidhje me xhelozinë, por ishte tërësisht fallsitet. Kristi nuk është person fizik, nuk e di pse si fizik, duke prekur fundshpinën, por nuk është fare person fizik. Më shumë seksuale jam unë, por nuk e tregoj fare në aparencë”.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF