Është prekur rëndë nga Covid 19, dhe vetëm tani e rrëfeu tmerrin e përjetuar nëna e Selena Gomez, Amanda Tiffy. 45-vjeçarja përfundoi në spital pasi gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua ndjeshëm kur u infektua.
Duke folur për revistën “People”, ajo tregoi se mjekët i kishin thënë se rrezikonte të vdiste.
“Një javë para se të shkoja për të marrë dozën e parë, u infektova me virus. Gjithë kohën kam qenë në shtëpi. Kur pata temperaturë, niveli i oksigjenit arriti në 69 dhe më dërguan me urgjencë në spital. Filluan të më pyesnin pse nuk e bëra vaksinën.
U thashë ta diskutonin më vonë, se nuk merrja dot frymë. Më thanë se nëse trupi im nuk i përgjigjej trajtimit, do të kisha dy ditë jetë”, tha ajo për “People”.



















