Nëntë vite martese, nuk mjaftuan për t`u njohur sic duhet dhe vetëm tani bashkëshorti i aktores amerikane Meagon Good, producenti i filmave DeVon Franklin, bëri kërkesë për divorc prej saj duke cituar si arsye “mospërputhjen e karaktereve”.
“Pas shumë lutjesh dhe konsideratash, ne kemi vendosur të shikojmë në të ardhmen tonë veçmas, por të lidhur përgjithmonë”, thanë ata në një deklaratë të përbashkët për E! Neës.
“Ne festojmë pothuajse një dekadë martesë së bashku dhe një dashuri që është e përjetshme, nuk ka asnjë fajtor, ne besojmë se ky është kapitulli tjetër më i mirë në evolucionin e dashurisë sonë. Jemi jashtëzakonisht mirënjohës për vitet që kanë ndryshuar jetën që kemi kaluar së bashku si burrë e grua”, përfundoi çifti, i cili nuk ka fëmijë.
Dyshja u takua në xhirimet e filmit Jumping the Broom dhe u martuan në vitin 2012 në Winery Triunfo Creek në Malibu, Kaliforni.



















