Aktori James Franco ka pranuar se ka fjetur me studentet e një shkolle aktrimi që ai drejtonte më parë.
Mediat e huaja shkruajnë se para katër vitesh kundër tij u ngritën akuza për sjellje të pahijshme seksuale.
Aktori nuk ka komentuar publikisht mbi pretendimet e bëra kundër tij në janar 2018, kur “Los Angeles Times” raportoi se pesë gra e kishin akuzuar atë për sjellje që i konsideronin të papërshtatshme.
Por tanimë ai ka pranuar se ndërsa jepte mësim, ai “flinte me studentet dhe kjo ishte e gabuar”. “Në vitin 2018 kishte disa ankesa për mua në një artikull dhe në atë moment mendova: Do të hesht, do të bëj pauzë. Nuk m’u duk koha e duhur për të thënë diçka. Kishte njerëz që ishin të mërzitur me mua dhe më duhej të dëgjoja, tha ai.



















