KreuCelebrity

Nuk ka fund skandali! Publikohen dhe pagat e muajit prill, bashkë me numrat e telefonëve të qytetarëve!

Skandali i listave me emrat e 694.473 tatim-paguesve, jo vetëm nuk arriti të zbardhej e të hidhej dritë se kush i ka nxjerrë të dhënat, por përkundrazi, tani është thelluar edhe më shumë pasi është publikuar dhe një listë e dytë, ku përveç pagave të tyre, kartave të ID-së, gjendet edhe numri i celularit të qytetarëve.

Edhe në këtë rast, lista ka qarkulluar në WhatsApp.

Kryeministri Rama sot në një konferencë shtypi së bashku me drejtoreshën e AKSHI-t kërkoi hetim nga Prokuroria.

“Jam me drejtoreshën e AKSHI, për të folur më shumjë për sistemin ku kryhen miliona ndërveprime dhe ku punohet për të rritur vazhdimisht sistemin e sigurisë.  Nuk janë në asnjë formë të lidhura mje njëra tjetrën ngjarja e djeshme dhe siguria. Thënë kjo jemi të ekspozuar ndaj sulmeve kibernetike, AKSHI funksionon në tre shtylla: mirëmbajtjen e sistemit, programimin, përballet edhe me sulme që nuk bëhen publike por që në sistemin e AKSHI. Po punmojmë për të përfshirë në këtë system një prej forcave më të mëdha të mbrojtjes së sigfurisë kibernetike Johnes Group International, kompania që aktualisht është e përfshirë në mbrojtjen kibernetike të OST dhe KESH, jemi të lumtur me sigurinë e tyre që pas përfshirjes së kësaj kompanie”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF