Në programin “Talk Love Story” në Tv Klan këtë të enjte ka qenë e ftuar këngëtarja e mirënjohur Albërie Hadërgjonaj, e cila tregoi se si e ka parë ajo këtë edicion të “Love Story”, konkurrentët dhe gjithë ngjarjet e spektaklit.
Këngëtarja përgëzoi vajzat e programit të cilat marrin pjesë në një emision dashurie, në një vend si Shqipëria që ka një mentalitet paragjykues, “Çdo vajzë nga eksperiencat dhe gabimet rritet. Nga eksperiencat e mia që kam kaluar në jetë, t’ju jap sadopak leksione. Këto vajza ngrihen për veten e vetë dhe e vetmja mënyrë, bota digjitale, televizione… Jam shumë krenare për ju që jeni në një emision dashurie në Shqipëri, në një mentalitet paksa paragjykues. Më vjen shumë keq. Unë jam Dukagjinase, një fshat i vogël ku jam rritur. Kam jetuar gjithë jetën time në Amerikë, në LA ,në majën e lirisë. Kur vij në Shqipëri dua që gjithë vajzat ta kenë mundësinë për të menduar lirshëm, pa menduar se çfarë paragjykohet nga një shoqëri e pacivilizuar le të themi”.
E pyetur se cilën prej konkurrentëve ka të preferuar, Albërie Hadërgjonaj zbuloi, “Anxhin e kam të preferuar dhe jam shumë e lumtur për ty që je këtu. Të bësh atë çfarë ty të ndien zemra ta plotësosh atë zemrën tënde, ndoshta të thyer. Kur është nëna e lumtur edhe fëmija është i lumtur. I uroj me gjithë zemër ta gjej dashurinë në “Love Story”, këta djemtë janë shumë të bukur. Rraca shqiptare është më e bukura në botë…”.
Ndërsa për konkurrentin më të bukur, Arbëria veçoi Albionin, “Sa të bukur janë, shyqyr që s’jam më e re dreqi e mori. Janë shumë të mirë. Meqë jam nga Kosova, po them Albioni ishalla po e gjen një vajzë nga Shqipëria të vij unë të këndoj. Unë jam rritur në Tiranë edhe t’i këndojmë ato këngët e popullit pa dallim krahine”.



















