Princi Harry dhe Meghan Markle kanë zgjedhur të bëjnë një urim për festat me anë të një fotografie familjare, duke publikuar në këtë mënyrë portretin e Lilibet për herë të parë.
Ata shfaqen të gjithë të buzëqeshur, të qetë dhe të relaksuar, duke reflektuar imazhin e përsosur të lumturisë.
“Këtë vit, 2021, ne mirëpritëm në botë vajzën tonë, Lilibet. Archie na bëri ‘mama’ dhe ‘babë’ dhe Lili na bëri një familje.
Ndërsa presim me padurim vitin 2022, ne kemi bërë donacione për disa organizata që nderojnë dhe mbrojnë familjet, nga ato që zhvendosen nga Afganistani, te familjet amerikane që kanë nevojë.
Ju urojmë një sezon të mbarë festash dhe një Vit të Ri të begatë, nga familja jonë te ju!”, kanë uruar ata.
Fotoja është realizuar nga fotografi Alexi Lubomirski, i njëjti që ata i besuan portretet zyrtare të fejesës dhe dasmës mbretërore.



















