KreuCelebrity

Donaldi xheloz për Beatrix? “ Si e ke njohur Neymarin “!

Teksa qëndronin në oborr, banorët e BBV nisën një bisedë mbi dy futbollistë të famshëm, Mbappe dhe Naymar. Dj Dagz e pyeti Beatrixin në sy të Donaldit mbi një lajm që ka qarkulluar në rrjet e tregonte se ajo kishte shoqëri me dy futbollistët. Donaldi u bë kurioz, e ndoshta edhe pak xheloz.

“Si, qysh, tek?”, e pyeti aktori.

Këngëtarja kosovare u përgjigj se Neymari i kishte shkruar vite më parë, pastaj rezultoi që kishin shoqëri të përbashkët bashkë me kushërirën e saj në Paris, dhe kur ishin pjesë e një festë, u shkrepën dhe fotografitë.

Ajo tha se ata janë shumë të sjellshëm dhe shokë të mirë.

“Po më ka pas shkruar vite përpara, pastaj me shoqërinë në Paris me kushërirën kishim shoqëri të përbashkët. Ishim te festa.  Më shkruajnë gjithmonë, janë shumë të mirë, shumë sjellshëm. Shumë shokë të mirë. Janë shumë me këmbë në tokë. Këtu i ke do që nuk kanë bërë kurrgjë e bëjnë mendjen e madhe. Ke njerëz me famë botërore e nuk i thyejnë rregullat”, rrëfeu ajo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF