Elia Zaharia dhe Princi Leka janë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Geraldinë.
Ata kanë krijuar familjen e tyre të vogël, dhe së fundmi nën atmosferën e festave Elia Zaharia ka ndarë me gjithë ndjekësit e saj në Instagram disa portrete shumë të bukura familjare.
Përkrah postimit Elia, ka bërë edhe një urim për Krishtlindjen, “Të dashur besimtarë të krishterë, ju urojmë Gëzuar Krishtlindjen! Ashtu siç lindi Jezusi i Nazaretit duke ndryshuar botën përgjithmonë, ashtu uroj që çdo ditë nga zemra juaj të lindë e burojë veç mirësi, gjurma e Zotit që ndryshon jetët tona përgjithmonë.
Ylli polar për tek Ai është vetëm dashuria miq, ndaj doni pa kushte. Zoti është dashuria brenda nesh”, ka shkruar ajo.



















