Nëna e këngëtares së njohur, Selena Gomez, Mandy Teefey është prekur rëndë nga Covid-19 dhe së fundmi ka rrëfyer betejën e saj të vështirë me të.
45-vjeçarja përfundoi në spital pasi gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua ndjeshëm kur u infektua. Ajo ka folur për revistën “People”, ku tregoi se mjekët i kishin thënë se rrezikonte të vdiste.
“Një javë para se të shkoja për të marrë dozën e parë, u infektova me virus. Gjithë kohën kam qenë në shtëpi. Kur pata temperaturë, niveli i oksigjenit arriti në 69 dhe më dërguan me urgjencë në spital.
Filluan të më pyesnin pse nuk e bëra vaksinën. U thashë ta diskutonin më vonë, se nuk merrja dot frymë. Më thanë se nëse trupi im nuk i përgjigjej trajtimit, do të kisha dy ditë jetë”, u shpreh ajo.
Teksa më tej shtoi se mjekët i kishin thënë se ajo kishte vetëm gjysmë mushkrie dhe ishte për t’u habitur se si nëna e Selena Gomez merrte frymë, “Unë e kalova Covidin dhe nuk humba shijen, aromën apo asgjë tjetër, por më mposhti mushkëritë e mia mjaft të forta”, tha ajo, duke u shprehur e lumtur që arriti t’ja dalë të kthehej në shtëpinë e saj.



















