KreuCelebrity

Google dënohet me afro 100 milionë dollarë në Rusi, ja arsyeja

Kompania Google është gjobitur nga një gjykatë në Moskë të Rusisë me një shumë prej gati 100 milionë dollarësh.

 

Dënimi u mor për dështimin e kësaj kompanie në fshirjen e përmbajtjes së ndaluar nga ligji vendas, një dënim ky që pasqyron përpjekjet ruse për të rritur presionin ndaj kompanive të mëdha të teknologjisë.

Gjykata njoftoi se Google në mënyrë të përsëritur neglizhoi heqjen e përmbajtjes së ndaluar dhe urdhëroi kompaninë të paguante një gjobë administrative prej rreth 7.2 miliardë rublash (rreth 98.4 milionë dollarë).

 

Google tha se do t’i rishikojë dokumentet e gjykatës dhe më pas do të vendosë për hapat e ardhshëm. Autoritetet ruse kanë rritur vazhdimisht presionin mbi platformat e mediave sociale, duke i akuzuar ato për dështim në pastrimin e përmbajtjeve që lidhen me abuzimin me drogën, armët dhe eksplozivët.

Në fillim të këtij viti, autoritetet fajësuan kompanitë e teknologjisë për mosfshirjen e njoftimeve për protesta të paligjshme në mbështetje të kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny, aktualisht i burgosur.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF