KreuCelebrity

Yjet që vishen me “second hand” ( edhe pse kanë para)!

Ka dalluar gjithmonë për stilin e saj Zooey Deschanel, por a e dinit se aktorja e njohur “vdes” të blejë nëpër dyqanet second hand? Paratë nuk janë problem për të, thjesht mendon se aty mund të gjejë gjëra shumë të vecanta dhe “cool”, me stilin që asaj i pëlqen shumë.

Julia Roberts shihet shpesh në dyqane të tilla, e madje nuk blen për vetëm për vete aty; ajo i frekuenton dyqanet second hand edhe për rroba fëmijësh, sepse “ata rriten shpejt ose i ndryshojne shijet shumë shpesh”.

Epo, kur rrobat e përdorura i preferon dhe  Janelle Monae, e konsideruar një ikonë stili, s`kemi cfarë të themi më!

Prisni, mos u habisni akoma se edhe  Sarah Jessica Parker, ylli i modës në ekran e jashtë tij, kërkon për gjëra të vecanta mes veshjeve të përdorura. Lista vazhdon me Drew Barrymore, Helen Mirren dhe Eva Mendes!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF