Rikthimi i grupit të serialit “Sex and the City” lumturoi pafund fansat në mbarë botën. Që nga momenti kur fotografitë nga seti i serialit të ri “And Just Like That” u shfaqen për herë të parë këtë verë, ndjekësit nuk mund të mos pyesnin veten për modën e paraqitur në vazhdimin e “Sex and the City”.
Por jo të gjitha pamjet e stilit të veshjeve të personazheve u pritën me të njëjtin entuziazëm, kur atyre që nuk iu shpëton asnjë detaj identifikuan gabimisht një nga fustanet e personazhit Carrie si një gjetje e markës “Forever 21”.
Fansat kishin frikë se ajo do të kishte shkëmbyer veshjet e stilistëve për modën e shpejtë. Pavarësisht zemërimit në internet, kostumografët Molly Rogers dhe Danny Santiago konfirmuan për “Page Six Style” se fustani i shumëpërfolur i Sarah Jessica Parker erdhi nga “arkivi personal i gjetjeve të dorës së dytë”.
Dhe ndërsa pamja nuk kishte një etiketë, ajo mburrej me një çmim që “Forever 21” ndoshta nuk mund ta kalonte. Rogers u shpreh se, “Ajo e bleu atë shumë vite më parë për 5 ose 6 dollarë. Më vonë mësuam se “Forever 21” kishte një fustan shumë të ngjashëm, por hoqi diçka nga një stilist indian. Duke pasur parasysh sa kohë Danny e kishte fustanin, ne mendojmë se ndoshta ishte nga stilisti origjinal”.



















