E konsideruar një prej femrave më seksi të botës, Rihanna admirohet pavarësisht kilogrameve që ka, e që herë pas here, “i modifikon”.
Ka pasur megjithatë së fundi nevojë për një sakrificë të vogël në nivelin e siluetës, që diva të shfaqej sa më sensual me qëllimin promovimin e krijimeve të fundit të linjës së të brendshmeve.
Në fotot e fundit të publikuara prej saj në Instagram, vihet re transformimi i artistes.
Prej disa kohësh këngëtarja ruan një siluetë të mbushur, por të tonifikuar. Madje edhe kur dobësohet pak, kujdeset që kjo të mos ndodhë në zonën e bustit apo fundshpinës.



















