Reperi Jay-Z është kritikuar së fundmi nga fansat pas deklaratës së tij për Beyonce në një postim në Tëitter, ku ai e quajti bashkëshorten e tij “evolucionin” e këngëtarit të ndjerë Michael Jackson.
“Bey do të zemërohet me mua që e thashë këtë, por Michael Jackson nuk ka qenë kurrë në Coachella. Ajo është evolucioni i tij sepse e shikoi kur ishte nëntë vjeç. Dhe fëmijët janë të njëjtë. Më gjeni një koncert që është po aq i rëndësishëm kulturor dhe emocionues sa Coachela. Beyonce do të jetë një nga këngëtaret më të mira që kemi dëgjuar ndonjëherë, sepse ajo është një studente e shkëlqyer”, ka shkruar reperi.
Kjo deklaratë nuk u prit aspak mirë nga ndjekësit të cilët u shprehën të ofenduar nga krahasimi që ai bëri. “Me gjithë respektin e duhur, Michael nuk ka pasur kurrë nevojë për diçka si Coachela në jetën e tij. Michael kishte dy herë më shumë audiencë se Beyoncé”, ka shkruar një nga ndjekësit.
“Unë e dua Beyoncen, por nuk do të shkoja aq larg sa të thosha se ajo është më e mirë se Michael Jackson”, thuhej në një koment tjetër.



















