KreuCelebrity

Blerjet e fundit para Krishtlindjeve: Cfarë mori Chiara Ferragni në Milano! 

Pak orë na ndajnë nga Krishtlindjet, dhe duhet nxituar për të blerë në kohë të gjitha dhuratat. Një prej atyre që mbetën prapa e u vonuan, ishte dhe Chiara Ferragni, e cila i la blerjet për minutën e fundit.

Ajo është parë në një argjendari luksoze në Milano, ku duket se marrë disa artikujt, ndërsa jashtë e prisnin paparacët, por edhe disa fansa, të cilëv nuk ua mohoi një selfie.

Për shopping-un në qendër të Milanos, Chiara ka zgjedhur një look komod, me një pellush të zi e flokë të kapur thjesht, ndërsa nuk mungojnë aksesorët e shumtë.

Binte në sy sidomos canta luksoze, vetëm një pjesëz e koleksionit të madh të saj, ndërsa blogerja e njohur ka ndaluar më pas edhe në disa boutique.  

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF