KreuCelebrity

Këngëtaren e njohur e kafshon gjarpri teksa xhironte një videoklip!

Duhet të ishte një xhirim i thjeshtë e i sigurtë, dhe të kalonte shpejt, por nuk ndodhi ashtu për këngëtaren e njohur Matea. Gjatë filmimeve për videoklipin e këngës së saj të re, ajo u kafshua nga një gjarpër në mjekër, një makth ky për shumë njerëz.

21-vjecarja ka postuar në Instagram një klip bardh e zi nga prapaskenat. Në video, ajo shihet e rrethuar nga gjarpërinjtë ndërsa njëri prej tyre i hidhet në mjekër dhe e kafshon.

 

 

A post shared by Maeta (@maetasworld)

“Ja nëpër çfarë duhet të kaloj që të bëj klipe për ju”, ka shkruar ajo më pas në rrjetet sociale, duke iu drejtuar fansave të saj.

2021 ishte vit i lodhshëm për shumë prej nesh për shkak të pandemisë, por për Maetën qe një sukses pasi nënshkroi me kompaninë e Jay-Z, Roc Nation. Ajo gjithashtu publikoi albumin e saj Habits, pjesë e të cilit janë dhe këngët si “Teen Scene”, “Toxic” dhe “Habits”.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF