KreuCelebrity

Varianti Omicron, Austria propozon dozën e katërt të vaksinës!

Varianti Omicron ka shkaktuar frikë për shkak të nivelit të tij të lartë të transmetueshmërisë. Shtetet në mbarë botën kanë forcuar masat anticovid, për të parandaluar përhapjen e këtij mutacioni të ri.

Austria ka ofruar një dozë të katërt për profesionistët e kujdesit shëndetësor dhe punonjësit e tjerë të sektorëve kyç.

Lajmin e ka njoftuar komiteti shtetëror i shëndetit, duke shtuar se nuk ka prova shkencore për ta rekomanduar dozën e vaksinës në popullatën e përgjithshme.

Për sa i përket valës së pashmangshme të Omicron, doza e katërt mund të ofrohet në zona me rrezik të lartë dhe sistematikisht kritike, gjashtë muaj pas dozës së tretë”, tha komiteti.

easy dinner ideas