Einxhel Shkira ka qenë në përgjithësi mjaft e rezervuar në lidhje me jetën e saj personale. Pavarësisht se është bërë e njohur tashmë, ajo nuk I ka bërë publike lidhjet e veta.
Po së fundi, ajo u hap në Big Brother për ish-in e saj me Dj Dagz, I cili ka shprehur pëlqim për moderatoren.
“Kam qenë ok me gjërat e mia, momenti kur personi tjetër s’ka qenë ok me gjërat e mia jam ndarë. Edhe pse unë e kam dashur atë person, kam vuajtur më shumë se ai, kam zgjedh të ndahen. Sepse nëse ty kjo gjë po të pengon, s’të bën të ndihesh rehat, atëherë unë nuk ndihem rehat, me faktin që ti s’ndihesh i tillë. Unë jam në rregull me gjërat e mia”, tha Einxhel.
Ky rrëfim ishte në njëfarë mënyre edhe një sinjal për meshkujt që mund të hyjnë në jetën e saj në të ardhmen, në mënyrë që ta dijnë se brunes simpatike I pëlqen të jetë e lirë në ato që bën.



















