KreuCelebrity

Dalja e Big Mamës e planifikuar? Ish-fituesit: “Aq e kishte kontratën”!

Big Mama la sot shtëpinë e Big Brother pas një debati të ashpër me Antonelën, e cila e akuzoi këngëtaren se e ka sharë serbisht.

Sherri i tyre përfundoi me ofendime de Big Mama vendosi të lërë shtëpinë, cka bëri që të anullohej dhe televotimi I mbrëmjes së sotme.

“Më mirë të jesh e drejtë si unë se sa intrigante si Antonela.Ndoshta e kam gojën e pisët,e fyej por nuk i bëj intrigat që bën ajo.Asnjëherë nuk e kam sharë serbisht,nëse e shaj e shaj shqip.I gjithë populli shqiptar e di karakterin tim.Unë kam 20 vjet karrierë edhe e kam ndërtuar gjithçka vetë dhe rri në këmbët e mia si zonjë”- tha ajo.

 Por ndërkohë, ky zhvillim u pasua nga aludime të shumta. Një ndër të parët që reagoi ishte ish-fituesi i “BB” Anaid Kaloti, i cili publikoi një bisedë në llogarinë e tij në “Instagram” me një tjetër ish-fitues, Vesel Kurtishaj, që thoshte se e dinte që Big Mama do të dilte sonte sepse sipas tij, aq e kishte kontratën. “Arditi si duket e ka marrë vesh por në live ke qenë dhe ti kur vura bast unë. Ai thoshte është finaliste, ndërkohë unë e dija që java 3 do rrinte.”- shkruan ai.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF