Einxhel gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e “Big Brother VIP” kishte shprehur dëshirën te produksioni për të qenë prezantuese e një formati të madh televiziv.
Gjatë spektaklit të kësaj të premte është plotësuar për disa minuta dëshira e saj.
Arbana e ftoi banoren në studio, duke i lënë vendin për pak kohë. Einxhell kishte shumë emocione, ndërkohë që moderatorja e “Big Brother VIP” i dha kurajë për të realizuar ëndrrën e saj.
Banorja ja doli të prezantonte spektaklin duke komunikuar me banorët nga studio. Ndërkohë që Arbana u shpreh e lumtur që e zëvendësoi Einxheli.



















