KreuCelebrity

“Të gjithë bëjnë lojë të pistë”, Big Mama flet hapur pas daljes nga shtëpia e BBV-së!

Në emisionin “Fun Club” këtë të diel ishte e ftuar Big Mama, e cila la shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” mbrëmjen e kësaj të premteje.

E pyetur nga moderatorja Dojna Mema se kush është fituesi sipas saj, ajo tha, “Zemra ime është që fiton Arjola, me gjithë shpirt. Nuk do të bëhem këtu modeste, por do të mbroj shoqen time normal. Pavarësisht se e kanë akuzuar që viktimizohet dhe ashtu e ka lojën.

Por mendoj se ka një lojë me shembull të mirë. Aty bëhen shumë lojëra të pista që nuk merren për shembull të keq, ndërsa një grua që jep mesazhin e një nëne të fortë, ajo është viktimizim. Zemra dhe shpirti është që e fiton Arjola, por po ashtu edhe Iliri”.

Dojna më pas e ka pyetur se kujt i referohej me “bën lojëra të pista”. “Krejt. Të gjithë. Kjo është arsyeja pse nuk e kam gjetur veten aty. Është “reality shoë”, unë mundohem të jem reale aty ndërsa ata ditë për ditë i ndërrojnë fytyrat”, tha këngëtarja.

Rikujtojmë se këngëtarja nga Maqedonia doli nga shtëpia e BBV-së pas një debati të rëndë që pati me Antonelën.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF