E ftuar në “Glamour Zone”, Rudina Demneri apo siç njihet ndryshe si Paloma, një nga konkurrentet më të komentuara në “Big Brother VIP Albania” për shkak të debateve të shumta në të cilat u përfshi gjatë rrugëtimit të saj, dha një përgjigje befasuese kur u pyet për trekëndëshin Bora-Donald-Beatrix.
“Sipas teje, cili mendon ti se do të dalë më i lënduari?”, ishte pyetja.
Ish-konkurrentja u përgjigj duke thënë se Donaldi ka vërtet një natyrë të paqëndrueshme, por Borën e ka mjaft për zemër.
“Nuk e besoj që ai do të heqë dorë kollaj nga Bora. Qofsha e gabuar, por ka një qasje shumë të madhe me atë vajzë. Nuk e di si do të vazhdojnë gjërat sepse janë shumë të çuditshme, besuam njëherë një dashuri të madhe, pastaj tha ‘pres diçka’. Sepse është shume i çuditshëm, njëherë thotë kështu, njëherë ashtu. Me atë që kam kuptuar deri tani, me duket i paqëndrueshëm si natyrë,”– u shpreh Paloma.