KreuCelebrity

Spektakli i fundit, të gjithë sytë te këpucët e Arbanës!

 

Arbana Osmani preferoi kombinimin bardh e zi këtë fund viti: konvencional e i sigurtë, ai padyshim nuk të lë kurrë në baltë. Megjithatë, ato që dilnin paksa jashtë kornizave ishin këpucët e moderatores.

Këpucët e zeza me platformë e lartësi rreth 15 centimetra, duket janë kthyer në trend së fundi.

Ato ia pamë Dua Lipës në pasarelën e ‘Versace’, e më tej Lady Gagas e Ariana Grandes, ndërsa edhe Lori Hoxha i mbante veshur teksa ajo vizitonte Parisin.

Ndjekësve të Arbanës nuk i ka shpëtuar ky detaj, dhe faqja “Albanian Street Style” zbuloi se këpucët e veshur prej saj kanë cmimin 1100$ dhe janë të markës Valentino Garavani.

Epo, duket që Arbana nuk ia kursen vetes dhuratat për festat!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF