KreuCelebrity

Si rrallëherë Jessica Biel poston një foto me Justin Timberlake dhe fëmijët e tyre!

Jessica Biel dhe Justin Timberlake kanë festuar Krishtlindjen së bashku me djemtë e tyre.

Aktorja ka postuar si rrallëherë një fotografi familjare në llogarinë e saj në Instagram. Kjo vjen pasi dyshja kanë qenë të rezervuar për të ekspozuar fëmijët, sidomos djalin e tyre të vogël.

Aktorja e nominuar dy herë për “Golden Globe” ndau një foto familjare me bashkëshortin, Justin Timberlake dhe djemtë e tyre Silas dhe Phineas.

“Jam falënderuese për çunat e mi… Gëzuar Krishtlindjet të gjithëve!”, shkroi ajo.

Kujtojmë që 39-vjeçarja dhe 40-vjeçari u martuan në tetor të vitit 2012, dhe mirëpritën Silas në prill 2015 dhe Phineas në shtator 2019.

 

 

A post shared by Jessica Biel (@jessicabiel)

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF