KreuCelebrity

 “U ndjeva njeriu më i copëtuar”, Fifi flet për këngën që shkroi në BBV!

Një nga banorët më të komentuar të “Big Brother VIP” ishte Fifi e cila doli nga shtëpia disa javë më parë për shkak të problemeve emocionale.

Gjatë kohës që qëndroi brenda shtëpisë së famshme, këngëtarja shkroi këngën “Diell” që u kthye menjëherë në një hit.

Në një koncert të mbajtur së fundmi për Krishtlindje, ajo u përlot teksa foli për këtë këngë që shkroi brenda BBV. “Është një këngë që e kam shkruar kur unë jam ndjerë njeriu më i copëtuar në jetë. Një këngë që kam shkruar kur kam qenë shumë e thyer. Edhe shumë e lënduar.

Edhe kam menduar që më kanë braktisur të gjithë. Kam menduar se kur të dalë nga kjo shtëpi nuk ka për të më pritur askush. Nuk e di pse e kam menduar”, tha Fifi.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF